Zëri i Rusisë Papa i Romës Benedikti i XVI-të ka ndërmend të nxjerrë në qarkullim një CD për Krishtlindjet, njofton gazeta The Guardian me referim tek kompania e rregjistrimeve muzikore Geffen Records. Përveç këngëve fetare në gjuhët italiane, franceze dhe gjemane të interpretuara nga Pontifiku në këtë CD do të hyjnë edhe kompozime bashkëkohore me prejardhje britanike, italiane dhe veriafrikane.