Zëri i Rusisë Siç njofton botimi The Times, Michael Jackson u vra nga mjeku i tij personal, doktori Conrad Murray. Në një konkluzion të tillë arritën përfaqësuesit e grupit hetimor që zhvilluan hetimin në lidhje me faktit të vdekjes së pop-idhullit. Pikërisht mjeku i tij personal, në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme i dha pacientit të tij ilaçin e fortë anestetik — Profopol. Njoftohet se këngëtari kohët e fundit e përdorte rregullisht këtë preparat që ta zinte gjumi. Ky ilaç përdoret si narkozë për të sëmurët përpara operacionit. Doktor Murray ka qenë që në fillim në qendër të vëmendjes së hetimit, vë në dukje botimi, dhe familja e Jacksonëve kishte kohë që e akuzonte mjekun se kishte gisht në vdekjen e Michael-it. Që prej ditës së vdekjes së Jacksonit mjeku i tij personal, i cili pat punuar tek ai tre vjetë, asnjëherë nuk u duk në publik dhe nuk ka dhënë as edhe një intervistë.


***


Kolori i kuq jo krejt rastësisht u bë ngjyrë e kryengritjeve dhe revolucioneve. Tashmë dihet që prej kohësh se reagimi ndaj së kuqes dallohet në mënyrë të ndjeshme nga reagimi ndaj ngjyrave të tjera të spekterit, dhe duhet thënë se jo vetëm tek njerëzit, por edhe tek shumë kafshë. Kjo ngjyrë i shërben shfaqjes së agresionit, ose, në të kundërt, pranimin e epërsisë së kundërshtarit. Bile mendohet, se ngjyra e kuqe e uniformës, për shembull, të futbollistëve i shtyp psikologjikisht anëtarët e skuadrës kundërshtare. Në ngjyrën e kuqe evidentohet edhe një nuancë e spikatur seksuale. Është vërtetuar statistikisht, se gjatë blerjes së makinës femrat në shumicën e rasteve zgjedhjen e tyre e bëjnë në favor të automobilit me ngjyrë të kuqe. Pikërisht ndaj kësaj ngjyre reagojnë edhe shumë kafshë: peshqit, amfibët, zogjtë, majmunët.


***


Bashkimi rus i industrialistëve dhe sipërmarrësve njoftoi, se së bashku me Partinë “Rusia Unike” po përpunon projektligjin, i cili ka të bëjë me problemet e sigurisë kombëtare dhe biznesit, të cilat i krijon Internet-telefonia. Fjalë bëhet mbi programet, që lejojnë të telefonosh falas, për shembull, Skype. Në Gjermani dhe në disa vende të tjera kompanitë telefonike u përpoqën gjithashtu që ta ndalonin Internet-telefoninë, duke akuzuar atë për konkurencë të padrejtë. Kompanitë telefonike ruse dhe lobistët e tyre kanë edhe një argument tjetër suplementar- pikërisht konfirmimin, se soft-i i huaj është i rrezikshëm, pasi nuk u lejon shërbimeve speciale ruse të përgjojnë bisedat. Disa mbrojtës rusë të të drejtave të njeriut e quajnë projektin e kufizimit, vetëm njërin nga elementët e përndjekjes kundër lirisë së fjalës dhe pluralizmit politik në Rusi.