Zëri i Rusisë Ditari i vajzës hebree Anna Frank, që vdiq në kampin e përqëndrimit, është një nga dokumentet më të njohur që dëshmon mbi barbarizmat e tmerrshme të fashizmit gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Ai u përfshi ndër 35 objektet që janë shënuar në regjistrin “Kujtesa botërore” të UNESKO-s. “Kujtesa botërore” është plotësuar edhe me monumente të tjera të shquara të trashëgimisë dokumentale. Në numrin e tyre janë përfshirë edhe arkivat mbi fatin e refugjatëve palestinezë, të mbledhura nga Agjencia e OKB-së në Lindjen e Mesme. Në këtë listë hyjnë edhe monumente të kulturës ruse.