Zëri i Rusisë Një skandal i zhurmshëm plasi në vigjilje të startit të regatës mbretërore “Copa del Rey” në ishullin spanjoll Majorka. Tre jahtmenët nga ekipi “Rus-7” u akuzuan për sulmin e ndërmarrë ndaj policëve spanjollë. Kjo ndodhi natën në të gdhirë të 29 korrikut në qytetin Palma, ku ekuipazhi rus po përgatitej për pjesëmarrjen në regatën në fjalë. Sipas fjalëve të rusëve, ata i rrethuan 8 policë të armatosur në afërsi të hotelit dhe pa kurrëfarë shpjegimesh të tepërta i rrahën mizorisht ata dhe i morën nën arrest. Ekspertiza mjekësore dëshmoi gjendjen e keqe fizike të lundruesve. “Rus Sevent” kërkoi nga organizatorët e regatës që ta sqarojnë punën me këtë ngjarje dhe të tërheqin akuzat absurde të bëra rusëve.