Zëri i Rusisë Sipas rezultateve të gjashtëmujorit të parë të vitit 2009 diferenca mjaft e madhe e të ardhurave midis të pasurve dhe të varfërve në Rusi, për herë të parë për këto 5 vitet e fundit nuk u rrit. Stabilizimin e kësaj diference në Shërbimin Statistikor Rus (Rosstat) e shpjegojnë me atë, se nga njëra anë, shteti po përmbush detyrimet e veta në lidhje me rritjen e pensioneve, pagave dhe ndihmave sociale si dhe mbështetjen sociale të grupeve të veçanta të popullsisë. Nga ana tjetër, ranë të ardhurat e rusëve me gjendje mjaft të mirë ekonomike.