Zëri i Rusisë Numri i të prekurve nga gripi A/H1N1 në Rusi po i afrohet të 40-ve dhe kjo nuk është aspak shifra përfundimtare, bëri të ditur Kryemjeku sanitar i Rusisë Genadi Onishenko. Situata më alarmuese evidentohet në Ural dhe në Siberi. Për fat të mirë, virusi tani për tani nuk po përhapet brenda vendit, të gjitha rastet e sëmundjes janë të “importuara” nga jashtë shteti. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga gripi A/H1N1 janë prekur tashmë më shumë se 175 mijë veta, më shumë se 1100 tashmë kanë vdekur.