Zëri i Rusisë Hollanda u bashkua me luftën e komunitetit botëror kundër Internet-burimit “pirat” më të mëdhenjtë. Gjykata e Amstredamit kërkoi nga provaiderët vendas që të mbyllin aksesin në saitin suedez The Pirate Bay në territorin e Hollandës, i cili u lejon përdoruesve të shkarkojnë falas filma, muzikë, libra, të mbrujtur nga të drejtat autoriale. Në pranverë gjykata suedeze i shpalli zotëruesit e këtij saiti fajtorë për ushtrim veprimtarie “pirateske”. Ndaj administratës së këtij burimi kanë ngritur gjithashtu padi në gjyq edhe përfaqësuesit e studiove kinematografike të Holivudit.