Zëri i Rusisë Në Lindjen e Largme të Rusisë filloi ndërtimi i një gazsjellësi të ri magjistral me itinerar Sahalin-Habarovsk-Vladivostok, saldimin e tegelit të tubacionit të parë të të cilit e bëri Vladimir Putin. Zhvillimi në lindje të vendit i infrastrukturës së transportimit të gazit do të bëjë të mundur diversifikimin e itinerareve eksportuese dhe forcimin e pozitave të Rusisë në tregjet e rajonit Aziatiko-OqeanoPaqësor. Ndërtimi i gaszsjellësit dëshmon për atë, se Rusia bile edhe në kushtet e krizës botërore është e aftë të realizojë projekte ekonomike me përmasa të mëdha, theksoi Vladimir Putin.