Zëri i Rusisë Kampionati botëror i sporteve të ujit në Romë u bë rekord për nga numri i arritjeve më të larta sportive botërore. Dita e djeshme solli 7 rekorde të reja botërore. Për shembull, hungarezi Laslo Cheh doli më i miri në distancën 200 metra në notin kompleks, kanadezja Annamei Piers në distancën 200 metra në stilin pash (bras), kurse notari brazilian Szar Seru Filo në 100 metra stil të lirë. Kinezja Çzhao Czin fitoi vendin e parë në distancën 50 metra në stilin shpinë.