Zëri i Rusisë Qeveria e Rusisë po shqyrton drejtimet kryesore të politikës buxhetore për vitin e ardhshëm. Siç shkruan botimi “Njezavisimaja gazeta”, parashikohet rritja ekonomike vitin e ardhshëm deri në 1% gjatë ruajtjes së kursit mesatar vjetor 34.5 rubla për 1 dollar. Ekspertët e paravur e quajnë një skenar të tillë jo real. Me qëllim që të ndalohet rënia e ekonomisë ruse, ekspertët propozojnë devalvimin (zhvlerësimin) e theksuar të rublës aty nga viti i ri. Një zhvlerësim i tillë i rublës mund të gjallërojë prodhimin. Nga ana e vet Banka Qendrore do të duhet të heqë dorë nga detyrimi i ruajtjes së kostos së shportës bivalutore në nivelin e tanishëm. Punët do të fillojnë të marrin përpjetë vetëm në fund të vitit të ardhshëm. Bile më tepër se kaq, me qëllim që të funksionojë një recetë e tillë e shpëtimit të ekonomisë, çmimet e naftës duhet të mbahen në nivelin 65 $ për fuçi dhe jo 55 $, siç është shënuar në skenarët buxhetorë të qeverisë ruse. Por shumë ekonomistë nuk e quajnë aspak zhvlerësimin e ri të rublës ilaç gjithëshërues për krizën. Luhatjet, tronditjet periodike të kursit valutor janë të dëmshme për biznesin, thonë ata. Po kaq i dëmshëm është edhe ndryshimi i ri i njëhershëm i kursit të rublës. Dobi mund të sjellë vetëm politika afatgjatë e mbështetjes së kursit stabil të rublës, i cili stimulon eksportin dhe ekonominë, në tërësi. Siç shkruan botimi “Njezavisimaja gazeta”, si shembull konkret mund të shërbejë në këtë rast besnikëria shumëvjeçare e Kinës ndaj politikës së kursit të ulët të valutës kombëtare.

Komentimi i artikullit të ditës

Presidenti i Korporatës Financiare ruse Andrei Njeçajev
flet për rolin e zhvlerësimit në rregullimin e tregut: “Devalvimi (zhvlerësimi) është një instrument mjaft i fuqishëm, por dhe tejet i ndërlikuar. Dobësimi i valutës kombëtare, pa dyshim, forcon edhe pozitat e eksportuesve në tregun botëror, forcon edhe përparësitë në sferën e konkurrencës të prodhuesve vendas të mallrave në tregun e brendshëm, si dhe përkatësisht importit. Sepse ne në mënyrë të konsiderueshme varemi nga eksporti i lëndës së parë, prandaj të ardhurat e rritura në rubla sjellin në rritjen e vetë buxhetit. Nga ana tjetër, zhvlerësimi, duke marrë parasysh faktin se tek ne është shumë e lartë pjesa e importit në përdorim, është faktor suplementar inflacioni. Në rast zhvlerësimi bëhet gjithashtu më i shtrenjtë jo vetëm importi i produkteve, por edhe i pajisjeve dhe makinerive, gjë kjo që minimizon mundësitë e rindërtimit teknologjik dhe rinovimit. Por jo të gjithë ekspertët e quajnë të arsyeshëm zhvlerësimin e rublës. Mendimi i ekspertit të Institutit të Ekonomisë së periudhës kalimtare Lev Freinkman: “Unë nuk vërej kurrëfarë arsyesh për zhvlerësim të mëtejshëm. Çmimet e naftës deri në fund të vitit do të vijnë vetëm duke u rritur pak nga pak, gjë kjo që do ta mbështesë rublën. Përveç kësaj, në kushtet reale aktuale problemet e ekonomisë ruse janë të brendshme. Ato nuk janë të lidhura me zhvlerësimin në mënyrë të drejtpërdrejtë”, konkludon ai. Presidenti i Korporatës Financiare ruse Andrei Njeçajev dhe eksperti i Institutit të Ekonomisë së periudhës transitore Lev Freinkman komentuan për “Zërin e Rusisë” pluset dhe minuset e zhvlerësimit të mëtejshëm të rublës.