Zëri i Rusisë Kievi nuk i paraqiti Moskës kurrëfarë provash faktike të asaj, se diplomatët rusë janë marrë me veprimtari që nuk përkon me statusin e tyre, deklaroi Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov. Autoritetet e Ukrainës më parë shpallën mbi dëbimin nga vendi të dy diplomatëve duke deklaruar se rusët, gjoja, merreshin “me veprimtari jo diplomatike”. Sipas fjalëve të Lavrovit, autoritetet ukrainase u sollën jo seriozisht dhe në mënyrë aspak profesionale. “Vendosën të ndërmarrin një provokacion por edhe atë se çojnë dot deri në fund”. Një fakt i çuditshëm ky dhe i trishtueshëm njëkohësisht”,  konkludoi Lavrov.