Zëri i Rusisë Ministria e mbrojtjes e Rusisë pezulloi blerjen e cigareve për ushtarakët dhe do ti zëvendësojë ato me karamele dhe sheqer, njoftoi Zëvendës ministri i mbrojtjes Dimitri Bullgakov. Tashmë u miratua norma e re e racionit ushqimor të përgjithshëm ushtarak. Në të do të ketë më pak bukë, më shumë mish, vezë. Do të shtohet kafja dhe dhjathi. Për nga përbërja e vet ky racion i ri ushqimor kënaq plotësisht nevojat energjetike të ushtarakëve duke u nisur nga harxhimi i forcave fizike dhe ngarkesa emocionale.