Zëri i Rusisë “Rosoboroneksport” po zgjeron rrjetin e ndërmarrjeve të veta jashtë shtetit. 7 qendra për kryerjen e shërbimeve teknikës së aviacionit të prodhimit rus në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine do të plotësojnë 45 ndërmarrjet tashmë ekzistuese, njoftoi Zëvendës drejtori i “Rosoboroneksportit” Aleksandër Mihejev. Kështu, qendra për meremetimin e helikopterëve në Venezuelë përkatësisht pajisjes së vet teknike dhe llojeve të punëve që do të kryhen atje do të përfaqësojë në vetvete një objekt unikal, i cili nuk ka analog jo vetëm jashtë shtetit, por edhe në Rusi.