Zëri i Rusisë Në kopshtin zoologjik të Ekaterinburgut për herë të parë bretkosa e domateve u mbars e solli në dritë të vegjlit e saj, dhe duhet theksuar këtu, pa stimulim suplementar hormonal, gjë që është një rast jashtëzakonisht i rrallë. Larvat e bretkosës që dolën në dritë nga vezët u zhvilluan 45-60 ditë periudhë kjo pas së cilës u shndërruan në bretkosa të vogla domatesh. Katër iriqa të vegjël veshgjatë gjithashtu lindën po këtu për herë të parë. Ata dolën në dritë krejt lakuriq, me lëkurë rozë pupra-pupra, nga të cilat pas disa orësh u rritën gjemba të vegjël të bardhë të butë. Pas një muaji iriqëve iu ngritën veshët përpjetë që deri përpara kësaj u vareshin. Dhe në këtë kohë ata i ndanë nga mamaja e tyre. Ata rriten shpejt. Bashkëpunëtorët e kopshtit zoologjik i ushqejnë iriqët e vegjël me gjizë të butë, të rrahur me vezë dhe qymësht të zierë.


***

Në vigjilje të koncertit të 2 gushtit në Peterburg komunistët vendas iu drejtuan Madonës me një letër, në të cilën i propozojnë asaj “të përfshijë në repertorin e saj në sheshin Dvorcovij ndonjë këngë revolucionare për nder të pjesëmarrësve të sulmit mbi Pallatin e Dimërit, i cili në të kaluarën ka qenë kështjellë e autokracisë, për shembull atë, “Me guxim, shokë, të marshojmë me radhë të shtrënguara”, ose “Internacionalen”. Duke i bërë vlerësimin e duhur talentit të këngëtares dhe “keqardhjes për fëmijët e Afrikës”, komunistët ndërkaq i bëjnë thirrje asaj “që të perceptojë përgjegjësinë e vet gjatë interpretimit të këngëve të veta të njohura në këtë vend të shënuar”. “Këtu nuk mund të tundësh prapanicat e veshur me mendjelehtësi kokete, të përdridhesh si në striptiz rreth boshtit”, vihet në dukje në këtë mesazh. Komunistët i propozuan gjithashtu Madonës që të përfshijë në garderobën e saj skenike kapelen e marinarit, mauzerin dhe flamurin e kuq.


***

Botimi rus “Forbs” publikoi rejtingun e të ardhurave të njerëzve të njohur rusë. Siç vuri në dukje ky botim, për vitin e fundit të ardhurat e yjeve ruse u shkurtuan deri në 1/4. Ky rejting u përpilua jo vetëm me marrjen parasysh të parave të fituara. Përpiluesit e tij i kushtuan gjithashtu vëmendje popullaritetit të personave të njohur që nga fusha e sportit dhe show-biznesit në mjetet e informimit masiv si dhe midis përdoruesve të sistemit kërkimor të Internetit Yandex. Vendin e parë në rejting e zuri tenistja Maria Sharapova, e cila fitoi 22 milionë dollarë. Me një distancë të madhe pas saj renditet hokeisti Aleksandër Oveçkin me 12 milionë $. Super ylli i muzikës së lehtë ruse Alla Pugaçova u rendit në vendin e shtatë (me 3.7 milionë dollarë), ndërsa pas saj vjen këngëtari Dima Bilan me 3.6 milionë $.