Zëri i Rusisë Rusia po departon diplomatët ukrainas. Siç njofton botimi “Rossiskaja gazeta”, në dokumentin e paraqitur Ambasadorit të Ukrainës në Moskë, thuhet se ky hap ndërmerret në lidhje me veprimet aspak miqësore të autoriteteve ukrainase. Më parë Kievi i propozoi largimin nga republika Konsullit të Përgjithshëm të Rusisë në Odesë dhe Kryekëshilltarit të ambasadës ruse. Si kundërpërgjigje Moska i propozoi Ukrainës të përfundojë para afatit veprimtarinë në Konsullatën e Përgjithshme në Shën Petërburg edhe të njërit prej këshilltarëve të misionit diplomatik. Në Kiev shprehën habi në lidhje me reagimin e rreptë të Moskës. Megjithëse më parë, kujton botimi “Rossiskaja gazeta”, Kreu rus i MPJ e quajti departimin e diplomatëve rusë nga Ukraina “fund e krye provokim”. Dhe nga ana e vet pat paralajmëruar mbi atë, se “diplomacia është art i ndërsjelltë (reciprok), prandaj masa të tilla nuk mund të mbeten pa kundërpërgjigje”.

 


***


Ministri rus i punëve të brendshme Rashid Nurgaliev u shpalli luftë shoferëve të pirë në timon dhe bëri thirrje për tu marrë në mënyrë të pamëshirshme atyre patentën si dhe urdhëroi që të bëhet ritestimi i aftësive për ngarjen e makinës të vartësve të vet. Ai e njeh shumë mirë situatën, bën të ditur gazeta “Moskovskij komsomolec”, tani puna ka mbetur vetëm për fare pak gjë. Tashmë ai duhet të arrijë atë, që vartësit e tij të mund ti marrin patentën kolonelit të milicisë, që doli në kahun e kundërt të qarkullimit të aksit rrugor, por të mos marrin guximin ti kërkojnë shoferit të dehur 2 mijë dollarë për ta lënë të lirë më pas atë që tu hiqet sysh. Që edhe sikur të ishin tre mijë $, të mos merrnin guximin për ti futur në xhep… Ai duhet të arrijë atë, që ata, në përgjithësi, të mos i marrin askujt lekë, as të dehurëve në timon, as atyre që janë esëll… Por për sa kohë që ata mbulojnë njerëzit e tyre, u marrin lekë të huajve, mund të vendosësh çfarëdolloj kërkesash dhe masash. Të gjitha këto do të jenë tingull në vesh të shurdhët, shpreht me bindje të plotë botimi “Moskovskij komsomolec”.


***


Gazeta “Kommersant” shkruan për ndërrimin e anijeve transportuese në kozmos. Shatlli amerikan “Endevour” u shkëput me sukses nga Stacioni Kozmik Ndërkombëtar, kurse anija transportuese ruse “Progres” u bashkua me të. Por jo në regjim automatik, siç ishte planifikuar, por në regjim mekanik. Dhe problemet me këtë nuk përfunduan. Deri tani NASA nuk disponon të dhëna të sakta për seriozitetin e shkallës së dëmtimeve të sipërfaqes së korpusit të shatllit, kurse Qendra e Drejtimit të Fluturimeve është e shqetësuar për shkak të papërcaktueshmërisë së afateve të startimit të anijeve transportuese amerikane. “Endevour” duhej të çonte në orbitë pjesën e fundit të modulit japonez studimoro-shkencor “Kibo”.


***


Gazeta “Vremja novostei” njofton mbi deficitin e buxhetit rus. Për herë të parë për këto vitet e fundit të ardhurat e vetë buxhetit nuk mjaftojnë bile as për përmbushjen e detyrimeve sociale të fiksuara në mënyrë legjislative për vitin e ardhshëm. Kurse kjo do të thotë se do të duhet t’ia hyhet punës për marrjen e huave në mënyrë mjaft aktive, dhe këtu perspektivat nuk janë nga më këndshmet, më të gëzueshmet: tregu i brendshëm duket fare qartë se nuk është i aftë të sigurojë shumën e deklaruar dhe këtë e kuptojnë bile edhe në vetë Ministrinë e financave. Ndërsa huatë e jashtme në kushtet e tanishme nuk do të jenë dhe aq të lira, dhe kjo do të shërbejë si një orientim i keq për shumë huamarrës privatë rusë. Gjatë kësaj struktura e pritshme e shpenzimeve buxhetore nuk jep kurrëfarë stimujsh për daljen e ekonomisë nga kriza. Siç saktëson gazeta “Vremja novostei”, deficiti i buxhetit për vitin e ardhshëm është planifikuar në vëllime të tilla që i tejkalojnë bile edhe ato, të cilat vetë autoritetet që këtë pranverë i patën quajtur si jashtëzakonisht të rrezikshme.