Zëri i Rusisë SHBA-s shpresojnë që të përsërisin uljen në Hënë deri në vitin 2020, kurse shkuarjen në Mars jo përpara vitit 2035, njoftoi Udhëheqësi i përfaqësisë së NASA-s në Federatën Ruse Patrick Bazzard. Fluturimi i ri në Hënë do të jetë më i gjatë se të parët. Në të ardhmen atje planifikohet të ndërtohet baza e përhershme shkencore. Ndërsa gjatë fluturimit në Mars NASA do të marrë përgjigje përkatësisht pyetjes së hershme, në se ka ekzistuar vallë jeta atje. Bazzard nuk përjashtoi gjithashtu faktin, se në qoftë se Roskosmos do tu propozojë amerikanëve projektin e përbashkët të fluturimit në Hënë, NASA mund të japë ndaj tij një përgjigje pozitive.