Zëri i Rusisë Zgjedhjet e parakohshme në Moldavi sollën një rezultat të papritur. Partia Komuniste që ka udhëhequr vendin për 8 vjetë me radhë humbi maxhoranën në parlament. Sipas të dhënave paraprake, komunistët morën rreth 45 % të votave, gjë që u siguron atyre 48 nga 101 vendet në parlament. Për zgjedhjen e Presidentit nevojiten 61 vota. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të nxirren më vonë, kur në KQZ të vijnë protokollet nga të gjitha qendrat e votimit, ndër të tjera dhe nga jashtë shteti, por ato zor se do ta ndryshojnë në mënyrë kardinale situatën.