Zëri i Rusisë Gjigandi rus i prodhimit të automobilave “KAMAZ” vendosi që gushtin këtë vit ta bëjë muaj pushimi. Siç shpjeguan në udhëheqjen e kompanisë, kjo masë ka të bëjë me uljen e konsiderueshme të kërkesës për kamionë gjatë periudhës së verës. Udhëheqja e “KAMAZ” ka ndërmend edhe në të ardhmen ta bëjë tradicionalisht gushtin muaj pushimi veror, pavarësisht nga gjendja e ekonomisë. “KAMAZ” zë vendin e 11-të midis prodhuesve kryesorë botërorë të makinave transportuese të tonazhit të rëndë dhe vendin e 8-të në botë sipas vëllimeve të nxjerrjes në treg të motorëve diezel.