Zëri i Rusisë Persona të paidentifikuar nga fshati kufitar gjeorgjian aty nga mesnata qëlluan pjesën jugore periferike të kryeqytetit të Osetisë së Jugut Cihnvali. Për këtë njoftoi Përfaqësuesi i ministrisë së informacionit dhe shtypit i Osetisë së Jugut. Ai vuri në dukje, se “për fat të mirë” viktima nuk pati. Ky është rasti i parë i hapjes së zjarrit nga ana e Gjeorgjisë mbi Osetinë e Jugut pas ngjarjeve të gushtit të vitit të kaluar, kur Tbilisi futi trupat e veta në këtë republikë, duke provokuar me këtë hap kundërpërgjigjen me përdorimin e forcës nga ana e Rusisë, e cila u detyrua të ngrihej në mbrojtje të shtetasve dhe paqeruajtësve të vet.