Zëri i Rusisë “Dinamo” e Moskës fitoi ndaj skuadrës skoceze “Celtic” me rezultatin 1:0 në ndeshjen e parë të raundit eliminator të Ligës së kampionëve në Glazgou. Që në fillim të takimit golin e shënoi sulmuesi 18 vjeçar Aleksandër Kokorin. Rezultati i fitores i bën lojtarët e “Dinamo”-s favoritë evidentë në luftën për vend në turneun kryesor të Ligës së kampionëve (ish Kupa UEFA).