Zëri i Rusisë Raketëmbajtësja ruse “Dnepër”, që startoi fluturimin e vet nga kozmodromi Bajkonur, nxorri me sukses në orbitat e duhura, qëllimore gjashtë satelitë të destinacioneve të ndryshme për Emiratet e Bashkuara Arabe, Spanjën, SHBA-s dhe Britaninë e Madhe. Ajo u ndërtua në vitin 1984 dhe ndodhej në shërbim luftarak deri në vitin 2008. Aktualisht programi i “Dnepër” kërkohet si nga porositësit rusë, ashtu dhe ata të huaj. Portofoli i porosive është mbushur për tre vjetë përpara.