Zëri i Rusisë Rusia caktoi 500 mijë dollarë për refugjatët në Sri-Lankë. Këto mjete, siç vuri në dukje MPJ e Federatës Ruse, do të drejtohen për programet humanitare të OKB-së në shtetin ishullor. Në njoftimin e MPJ thuhet, se Kolombo e vlerësoi mjaft lart caktimin e mjeteve të tilla financiare, duke e cilësuar këtë si hapin e radhës në dhënien e vazhdueshme të ndihmës Sri-Lankës në arenën ndërkombëtare.