Zëri i Rusisë Ukraina si transitore e gazit rus në Europë akoma nuk ka arritur në marrëveshje për dhënien asaj të kredisë nga ana e BE me qëllim të mbushjes së rezervuareve të veta me “lëndë të kaltër djegëse”. Për këtë njoftoi Kryeministrja Julia Timoshenko në konferencën për shtyp mbajtur në Kiev, gjatë komentimit të negociatave që u zhvilluan javën e kaluar me delegacionin e Komisionit Europian dhe bankave ndërkombëtare. Ajo kujtoi, se Kievi po zhvillon bisedime të tilla me “Gazprom” në lidhje me çështjen që ka të bëjë me pagesat për gazin e marrë rus. Ukrainës për mbushjen e rezevuareve të veta të gazit i nevojiten më shumë se 4 miliardë $. Rusia është dakort ti japë kredi Kievit por së bashku me BE.