Zëri i Rusisë Numri i raste të përfundimit letal të të prekurve nga gripi A/H1N1 në botë u rrit deri në 1000 veta. Të dhëna të tilla përmbahen në raportin e publikuar të Qendrës europiane për kontrollin e sëmundjeve (ECDC) në Stokholm. Sipas të dhënave të fundit, virusi i gripit u përhap tashmë në 27 vende-anëtare të BE. Më fort prej të gjithëve nga kjo sëmundje e pësoi Britania e Madhe, në të cilën tashmë vdiq personi i 30. Organizata Botërore e Shëndetësisë përgatiti rekomandimet për mbylljen e shkollave në rajonet ku do të fiksohen shpërthime të gripit A/H1N1. Mjekët mendojnë, se fëmijët më tepër se gjithë të tjerët i nënshtrohen rrezikut kërcënues të prekjes nga sëmundja, sepse ata nuk kanë fituar ende imunitet ndaj infeksioneve në masë.