Zëri i Rusisë Presidenti Dimitri Medvediev nënshkroi amendamentet në Kodin Penal dhe në ligjin mbi mbrojtjen e konkurrencës, të cilat kanë të bëjnë me rreptësimin e përgjegjësisë për shkeljen e rregullave të konkurrencës. Sipas fjalëve të Presidentit, në amendamentet e Kodit Penal përmbahen sanksione mjaft të rrepta që parashikojnë deri në 6 vjet heqje lirie për kufizim konkurrence. “Kjo është një masë e paprecedentshme. Ne nuk e kemi patur një gjë të tillë dhe prandaj duhet që organet hetimore të mësojnë si ti shfrytëzojnë ato me qëllim që kjo të mos shndërrohet në larje hesapesh me të papërshtatshmit, theksoi Medvediev.