0Anija transportuese kozmike ruse “Progress-M-67” u bashkua me SKN. Anija iu afrua Stacionit nën një kënd të pallogaritshëm dhe për këtë arsye puqja u desh të realizohej në regjim mekanik (me dorë) nga komandanti i SKN Genadi Padallka. “Progress” solli në Stacion më tepër se 2500 tonë mallra të ndryshme, ndër të cilat karburant, oksigjen, produkte ushqimore, aparatura shkencore, pajisje për segmentet e SKN si dhe letra dhe pako nga familjet për kozmonautët.