Zëri i Rusisë Udhëheqja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur interesim të gjallë ndaj përpunimeve ruse në sferën e profilaktikës dhe kurimit të gripit, ndër të tjera edhe shtamit A/H1N1. Preparati i ri rus drejtohet për rritjen e imunitetit ndaj viruseve. Partia e parë e vaksinës kundër shtamit A/H1N1 do të jetë e gatshme aty nga 1 tetori i këtij viti. Siç theksoi Drejtori i Byrosë Rajonale Europiane të OBSH Mark Danzon, Rusia është një nga vendet kryesore me të cilat OBSH lidh shpresat për krijimin e preparateve të reja efektive për shërimin e kësaj sëmundjeje.