Zëri i Rusisë Botimet tipografike njoftojnë mbi mbledhjen e zgjeruar të Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, gjatë së cilës Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev deklaroi për synimet e arritjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e teknologjive kompjuterike. Sipas të dhënave të gazetës “Kommersant”, Medvediev propozoi që të krijohen super kompjutera, me të cilët të mund të pajiseshin qendrat bërthamore federale. Aktualisht Rusia renditet në vendin e 15 të listës së vendeve që zotërojnë superkompjutera të fuqishëm. Superkompjuterat janë një klasë e veçantë e teknikës elektronike llogaritëse. Ata dallohen nga kompjeterat personalë (PC), para së gjithash, përkatësisht shpejtësisë së përpunimit të informacionit. Falë shpejtësisë së vet superkompjuteri mund të modelojë praktikisht çfarëdolloj procesesh, deri tek provat bërthamore. Në SHBA-s ka gati 300 të tillë, kurse në Rusi katër gjithësej. Duke marrë fjalën përpara anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, Presidenti rus vuri në dukje, se një pjesë e konsiderueshme e sipërmarrësve dhe nëpunësve nuk kanë bile as përfytyrimin më të vogël mbi këta superkompjutera. Përveç kësaj, këto pajisje elektronike nuk gëzojnë ndonjë popullaritet të veçantë tek prodhuesit rusë. Është e domosdoshme që të stimulohet kërkesa për superkompjuterat. Për ndryshe Rusia nuk do të mund të prodhojë produkte të afta për konkurrencë, theksoi Dimitri Medvediev. Për këtë shkruan botimi “Nezavisimaja gazeta”. Kurse botimi “Vremja novostei” njofton se propozimet në lidhje me zhvillimin e teknologjive superkompjuterike do të përgatiten nga grupi i punës me në krye Ministrin e arsimit dhe të shkencës gjatë një muaji e gjysëm të afërt. Dukja e superkompjuterit të parë të prodhimit rus mund të pritet pas një viti e gjysëm. Presidenti përcaktoi disa detyra, të cilat duhen zgjidhur patjetër. Ato i përmend botimi “Rossiskaja gazeta”. E para, të përcaktohet përdorimi i teknologjive superkompjuterike në sferën e garantimit të sigurisë kombëtare dhe zhvillimit social-ekonomik të vendit, si prioritar. E dyta, ngritja e nivelit të bazës elektronike ruse deri në kërkesat e prodhimit të superkompjuterave. E treta, krijimi i bazës juridiko-normative të përdorimit të superkompjuterave. E katërta, organizimi i sistemit special të përgatitjes së specialistëve të shkollat të larta kryesore të vendit.