Zëri i Rusisë Më gjerësisht 80 vjetori i ditës së lindjes së shkrimtarit, aktorit dhe artistit kinematografik Vasili Shukshin po kremtohet në Siberi, në qarkun e Altait, ku ai lindi dhe u rrit. Atje po zhvillohen rreth 800 aktivitete të ndryshme kushtuar kësaj date jubilare. Ndër aktivitetet më kryesore janë Festivali kinematografik dhe mbrëmjet letrare Mbarëruse kushtuar Shukshinit. Jubileu i aktorit kremtohet jo vetëm në Rusi, por edhe jashtë kufijve të saj, njofton IA “Rosballt”. Në qytetin bullgar Shumen u organizua një konferencë shkencore kushtuar 80 vjetorit të Shukshinit. Po e kremtojnë jubileun e Shukshinit dhe në Sevastopol, ku në Flotën e Detit të Zi pat kryer shërbimin ushtarak Vasili Makaroviç. Mbrëmja për nder të kujtimit të Shukshinit u organizua në Shtëpinë Ruse në Buenos Aires. Për mysafirët u shfaq një nga filmat më të mirë të kinematografisë sovjetike “Kalina e kuqe”. Si dhuratë gjithë pjesëmarrësve të kësaj mbrëmjeje iu shpërndanë ekzemplarë të romanit me të njëjtin titull të Vasili Shukshinit në gjuhën spanjolle.


***

Romani i fundit i Vasili Nabokovit, për të cilin vetë shkrimtari në amanetin e tij të fundit shprehu dëshirën që të mos publikohet, mori titullin zyrtar në gjuhën e vet amëtare “Laura dhe origjinali i saj”. Publikimi i pritshëm i librit është, faktikisht, shkelje e testamentit të shkrimtarit. Ai arriti të përgatiste për këtë roman vetëm 50 karta katalogjesh dhe dha udhëzime që të mos bëhet publike vepra e papërfunduar nga ai. Djali i tij Dimitri, pronari i Fondit Ndërkombëtar të pasurisë së trashëguar të Vladimir Nabokovit, për vite të tëra me radhë pat respektuar me rigorozitet amanetin e fundit të babait. Por vitin e kaluar papritmas ndërroi mendje dhe punësoi një agjent letërsie me qëllim që të kërkonte një shtëpi botimi të përshtatshme dhe të vendoste datën e daljes së romanit në dritë. 5 mijë fjalët e para të “Laurës dhe origjinalit të saj”- kështu do të titullohet libri, i cili do të dalë në dritë më 10 nëntor të vitit 2009 në faqet e numrit të dhjetorit të revistës Playboy, pronari i së cilës është Hju Hefner, adhurues i madh i Nabokovit. Ai me çdo çmim fitoi të drejtën për publikimin e parë të veprës së papërfunduar. Botimi rus do të shfaqet pas daljes së botimit amerikan dhe atij anglez.