Zëri i Rusisë Në qendrën e njohur të industrisë tekstile në qytetin Ivanovo (pjesa qendrore e Rusisë) u hap Festivali Mbarërus i artit dekorativ “Mozaika e aplikacioneve tekstile”. Në të demonstrohen tabllo prej pëlhure, sixhade muri dhe punë të tjera artistike të realizuara sipas metodës së qepjes me aplikacione tekstile. Kjo ekspozitë përfshin punët më të mira të mjeshrave nga Rusia, Gjermania, Letonia, Çekia. Sipas përfundimeve të festivalit planifikohet një seri ekspozitash shëtitëse në Rusi dhe jashtë shtetit.