Zëri i Rusisë Presidenti i SHBA-s Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Michel përpiluan testamentin në rast të prekjes nga ndonjë sëmundje serioze ose në rast paaftësie mentale. Problemi konsiston në atë, se në kongresin e SHBA-s po shqyrtohet projektligji, i cili ndjek si qëllim të bindë amerikanët të lënë paraprakisht, sa janë gjallë e me mendje të kthjellët, udhëzimet përkatëse në lidhje me atë se çfarë shërbimi mjekësor do të donin të merrnin ata në rast të prekjes nga ndonjë sëmundje serioze ose vdekjeprurëse para se të bëhen të paaftë mentalisht. Obama më 4 gusht do të mbushë 48 vjeç.