Zëri i Rusisë “Rusia në kohën më të vështirë për Moldavinë u soll si mike e vërtetë. Dhe kjo nuk duhet harruar kurrë”. Për këtë deklaroi Presidenti i Moldavisë Vladimir Voronin në zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen sot në këtë republikë. Ato u vendos të zhvillohen pas asaj, kur Organi më i lartë legjislativ nuk mundi të zgjidhte dot presidentin e ri. Në prill zgjedhjet përfunduan me aksione masive protestash, të cilat u shndërruan në çrregullime dhe pogrome. Rusia atëherë ishte vendi i vetëm që i mbështeti veprimet e autoriteteve moldave për vënien e rregullit.