Zëri i Rusisë Gjeorgjia vazhdon të akuzojë Rusinë për okupimin e paligjshëm të territoreve gjeorgjiane dhe zhvillimin e spastrimeve etnike atje. Përfaqësuesi i përhershëm i Federatës Ruse pranë OKB-së Vitali Çurkin deklaroi, se me dhënien e kundërpërgjigjes ndaj agresionit gjeorgjian në Osetinë e Jugut në gusht të vitit të kaluar, “Rusia shpëtoi jetën, nderin dhe dinjitetin e popujve abkhazian dhe jugosetinian, si dhe të popujve të tjerë të Kaukazit”. Rusia veproi mbi bazë të Statutit të OKB-së dhe shpreson shumë në atë, se përgjegjësia ligjoro-ndërkombëtare dhe penale e veprimeve të autoriteteve gjeorgjiane do të përcaktohen, megjithatë, nga organet ndërkombëtare të drejtësisë.