Zëri i Rusisë Drejtoria legjendare “A” e Qendrës së destinacionit të posaçëm të Shërbimit Federal të Sigurimit (SHFS) të Rusisë, të njohur më shumë si grupi “Alfa”, mbush sot plot 35 vjetë që nga dita e krijimit. I krijuar si grup për parandalimin e rrëmbimit të aeroplanëve, “Alfa” u shndërrua në një strukturë të fuqishme për luftën kundër terrorizmit në të gjitha format e shfaqjes së tij. Bashkëpunëtorët e kësaj Qendre kanë zhvilluar shumë operacione luftarake, ndër më të njohurit janë: marrja me sulm e Pallatit të Aminit në Afganistan në vitin 1979 dhe lirimi i pengjeve në Budionovsk.