Zëri i Rusisë Kisha Orthodhokse Ruse mund të japë kontributin e vet në ndërtimin e Europës unike, deklaroi Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill në intervistën e vet dhënë kanalit televiziv ukrainas “Inter”. Patriarku shpjegoi, se aktualisht njerëzit në vendet e pasura humbasin besimin, pasi ideal i tyre është bërë konsumi. Në Rusi dhe në Ukrainë, po ndodh e kundërta, po vërehet rritja e besimit fetar, kurse rikthimi i njerëzve në gjirin e Kishës po përjeton rritje.