Zëri i Rusisë Në Hanover u zhvillua konferenca e Partisë Social-Demokrate të Gjermanisë në të cilën morën pjesë rreth 400 kandidatë. Pjesëmarrësit e saj shprehën synimin e tyre për të zhvilluar një fushatë sa më aktive paraelektorale në vigjilje të zgjedhjeve të pritshme të 27 shtatorit për në Bundestag dhe për të luftuar për arritjen e fitores në to. Kandidati për në postin e kancelarit federal i Partisë Social-Demokrate të Gjermanisë, nën kancelar dhe ministër i punëve të jashtme Frank Walter Steinmeier, i cili mori fjalën në konferencën e sipërpërmendur, i bëri thirrje partisë për të mos u deziluzionuar dhe për të vazhduar luftën për pushtet.