Zëri i Rusisë Siç deklaroi Vladimir Putin në takimin me Kreun e kompanisë franceze “Gaz de France Suez”, Rusia është e interesuar për bashkëpunim me këtë kompani, ndër të tjera edhe në realizimin e projekteve në lidhje me gazin e lëngëzuar. Sipas mendimit të Kryeministrit rus, kjo ka të bëjë edhe me transportin, elektroenergjetikën, punën në sferën e burimeve të rikuperueshme të energjisë. Ai vuri në dukje, se “Gaz de France Suez” është një partnere e sigurt dhe stabile. Kryeministri kujtoi, se sferën së energjetikës i bie pjesa më e qenësishme e qarkullimit të mallrave me Francën.