Zëri i Rusisë Autoritetet e Egjiptit që nga dita e hënë planifikojnë të hapin pikën kufitare Rafah në kufirin me sektorin e Gazas. Për të dalë nga enklava e bllokuar palestineze do të kenë mundësi ata persona që kanë leje banimi në Egjipt dhe vende të tjera, studentët e shkollave të larta të huaja si dhe palestinezët që kanë nevojë për kurim apo kanë arsye të tjera të karakterit humanitar për të dalë nga enklava. Sektori i Gazës me popullsi prej 1.5 milionë banorësh tashmë që prej më se dy vjetësh jeton në kushte bllokade, e cila u vendos pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes HAMAS.