Zëri i Rusisë Një grup gjeologësh nga Rusia, SHBA-s dhe Suedia zhvilloi një eksperiment të destinuar që të përcaktonte në se është e mundur të realizohet vallë sinteza e naftës pa lëndë me prejardhje biologjike. Shkencëtarët demonstruan se nafta mund të sintezohet në shtresat e sipërme të mantelit të planetit. Studiuesit siguruan konfirmime suplementare të vërtetësisë së teorisë së vet të krijimit të vendburimeve të naftës. Sipas kësaj teorie, nafta sintezohet jo vetëm nga materia organike prej sipërfaqes së tokës, por edhe nga avullimi i gazit metan nga manteli i planetit. Gjeologët mundën të krijonin në kushte laboratorike trysninë dhe temperaturën që është karakteristike për thellësitë në disa dhjetra kilometra dhe të përftojnë lëndë hidrokarbure shumë më të ndërlikuara nga metani. Fakti, se në kushte laboratorike u arrit të realizohet procesi i aftë që të shpjegojë sintezën e naftës në thellësinë në dhjetra kilometra, do të thotë mundësi e zbulimit të vendburimeve të reja në ato vende ku teoritë ekzistuese parashikojnë mungesën e mineraleve të dobishme, si edhe rivlerësim i rezervave ekzistuese tashmë në vendburimet e zbuluara që janë në përvetësim e sipër. Ka shumë mundësi që nafta të mjaftojë për një afat shumë më të gjatë se ç’mendohej më parë.


***

Këngëtarja e njohur ruse Alla Pugaçova ndryshoi modelin e flokëve dhe demostroi një pamje krejtësisht të re, prej adoleshenteje në konkursin e interpretuesve të rinj “Vala e re” në qytetin Jurmala. Detaje të imazhit të saj të ri janë baluket e prera fare shkurt dhe flokët e bëra bukle në ngjyrë të çelët. Pyetjes në lidhje me atë, se pse pasi shpalli mbi largimin e vet nga skena e muzikës së lehtë, ajo megjithatë erdhi për pjesëmarrje në festivalin “Vala e re”, Primadona iu përgjigj me buzëqeshje çapkëne: “Deri në prill të vitit të ardhshëm ka ende shumë kohë. Në prill dhe do të largohem. Dhe, në përgjithësi, mos nxitoni të më varrosni mua!”. Pavarësisht nga fakti se këtë vit organizatorët hoqën dorë nga nga shërbimet e hotelit, në të cilin akomodoheshin çdo vit mysafirët me emër, për shkak të shtrenjtësisë së tij të madhe, Primadona për llogari të vet u akomodua në dhomën presidenciale, sepse është mësuar tashmë si shumë me të.

 


***

Laureati i çmimit Nobel Devid Baltimur mendon, se vaksina efektive kundër infeksioneve të AIDS, ka mundësi që të mos shpiket kurrë. Për arritjen e fitores mbi këtë sëmundje nevojiten ide të reja, jostandarte si dhe shumë më të thella, siç ishin në kohën e vet idetë e Pasterit dhe Kohut, Meçnikovit dhe Erlihut. Por dikasteret shtetërore dhe fondet private, pa përmendur fare këtu kompanitë komerciale, janë të gatshme të caktojnë mjete financiare jo për përpunimin e ideve fundamentale, bazë, por për krijimin e preparateve brenda afateve konkrete të planifikimit financiar. Dhe për sa kohë që puna do të shkojë kështu, ne do të jemi të destinuar të marrim një varg të pafund “rezultatesh të ndërmjetme shpresëdhënëse”.