Zëri i Rusisë Tregu rus i modelimit kompjuterik është zaptuar nga piratët, njofton botimi “Vremia novostei”. Filmi bashkëkohor, teleshow apo lojrat kompjuterike nuk realizohen dot pa 3D-grafikën (tredimensional). Studiot vendase që merren me realizimin e efekteve tredimensionale mund të numërohen me gishtat e dorës dhe bëjnë a s’bëjnë 10 të tilla. Kryesisht këto janë kompani të vogla me buxhet modest dhe ekip bashkëpunëtorësh të rinj në moshë. Por kjo nuk do të thotë aspak se specialistët rusë të efekteve kompjuterike janë më të këqinj se sa kolegët e tyre perëndimorë. Për prodhuesit e mëdhenj perëndimorë tregu rus është më i rëndësishmi në Europën Lindore. Shumica e studiove Holivudiane punon me programin e sigurimit standart dhe i blen me para të mëdha programet e rinovuara. Studiot ruse s’kanë pse të harxhohen shumë. Për legalizimin e procesit mund të blesh nja dy versione të licenzuara. Gjithshka tjetër të nevojshme mund ta sigurosh pa problem për dy groshë në tezgat e prodhimeve pirate. Dhe duhet shtuar këtu, se në Rusi edhe sistemet e operacioneve, edhe programet janë gjithmonë nga versionet më të fundit, më të reja. Përveç faktit se softi është nga më të rinjtë, asortimentet e tij janë megjithatë tejet të larmishme. Pak kush është i gatshëm në Rusi të paguajë para të mëdha për të blerë soft-in e licenzuar. E megjithatë alternativa të produkteve perëndimore të programeve të nivelit të po atij “Maya” në vend nuk gjen. Ne kemi mbetur shumë mbrapa në përpunimin e programeve të afta për konkurrim për 3D-modelimin. Më e lehtë është të përdorësh produktin e palicenzuar, farë të lirë, të blerë në treg…Shkak i kësaj është pirateria. Të parët duhet të heqin dorë prej saj vetë prodhuesit kinematografikë, konkludon gazeta “Vremia novostei”.


Komentimi i artikullit të ditës


Perspektivat e zhvillimit të tregut rus të grafikës kompjuterike i analizon kinoeksperti Georgi Anoshkin: “ Ndryshe nga Perëndimi, ku ekziston megjithatë njëfarëlloj centralizimi i caktuar i degës, në Rusi vërehet veçimi i skajshëm i specialistëve. Kjo ka të bëjë me dizajnerat, krijuesit e efekteve speciale, programistëve e kështu me radhë… Dikush i ofron shërbimet e veta organizatave-ndërmjetësuese, të tjerë veprojnë në mënyrë individuale, për hesap të vet. Ne jemi në dijeni të një rast të tillë, kur një kompjuterist nga Vladivostoku, i cili i dërgoi me anë të postës elektronike punët e veta në Zelandën e Re, u gjend pas kësaj tek Peter Jackson në xhirimet e filmit “Zotëruesi i unazave” (The Lord of the rings”). Ndodhin edhe gjëra të tilla në të vërtetë. Është e pamundur të ndjekësh e të survejosh se në ç’mënyrë punon çdokush, në ç’aparatura legale apo ilegale. Ndër të tjera nuk mund të lihet pa vemendje edhe ndikimi ndërmjetësues i politikës në procesin krijues. Shumë njerëz mbajnë mend fare mirë rastin kur Vladimir Putin vizitoi Kinostudion “Mosfilm” dhe i tregoi kinematografistëve se ç’shumë mjetesh financiare ishte harxhuar për xhirimin e njërit prej filmave më të mirë rusë të këtyre viteve të fundit “Kthimi” («Возвращение»). 400 mijë dollarë! Sigurisht që të gjithë të pranishmit e kapën këtë sinjal: kinematografia e mirë mund të bëhet edhe “me kopeikë” (“me qindarka”). Por industria bashkëkohore është një gjë tepër e kushtueshme, që kërkon harxhime të mëdha. Veçanërisht kur puna ka të bëjë me teknologjitë e formatit Digital. Prandaj “sinjale” të tilla, duke u shprehur butë këtu, nuk i shërbejnë aspak zhvillimit të kinematografisë vendase, konkludon kinoeksperti Georgi Anoshkin.