Zëri i Rusisë Në qytetin Lvov të Ukrainës u përdhos përmendorja e ushtarëve sovjetikë. Persona të panjohur vodhën nga përmendorja rreth 7 metra nga kurora prej bronzi dhe gdhendën me gërvishje në të një mbishkrim tallës. Ky tashmë nuk është akti i parë i vandalizmave të ushtruara mbi këtë monument dhe ndaj atyre që i krye këto veprime janë ngritur tre çështje penale. Në vitet e Luftës së Madhe Patriotike luftëtarët sovjetike me çmimin e jetës së vet e shpëtuan qytetin Lvov nga shkatërrimi i pushtuesve fashistë gjermanë. Pasi Ukraina fitoi pavarësinë, kujtimi i këtij fakti erdhi duke u zvetënuar gradualisht.