Më 26 korrik në Estoni, në afërsi të lokalitetit Sinimjae u zhvillua tubimi, që tashmë është bërë tradicional, i legjionerëve SS nga e gjithë Europa. Veteranët estonezë të divizionit SS kremtuan 65 vjetorin e luftimeve kundër Ushtrisë së Kuqe. Dhe i kremtuan ata në mënyrë masive dhe të bujshme: me parada nën tingujt e marsheve naziste, me këngë partiotike, me flamurë, kryqin e thyer nazist dhe parrulla agjitative. Midis pjesëmarësve të tubimit kishte edhe shumë idhtarë të ideve të Third Reich (Rajhut të Tretë) nga vendet e Balltikut, Hollandës, Norvegjisë, Danimarkës dhe Gjeorgjisë. Gjithçka ishte organizuar në nivelin më të lartë. Ish SS-ve iu bënë nderimet e rastit dhe iu shfaq respekt i madh. Kësaj here në këtë tubim kishte shumë të rinj nga “Klubi i miqve të Legjionit estonez të SS-ve”. Kordonet e policëve i mbronin ata nga antifashistët. Të veshur me rrobën vija-vija të të burgosurve të kampeve të përqendrimit ata sollën me vete në Sinimjae fotografi të mëdha me pamje të kampit estonez të përqendrimit Klooga. Por ata nuk i lejuan ti demonstrojnë ato. Aktivistët-antifashistë i morrën nën arrest. Heroizimi i nazizmit në Estoni, si dhe në vende të tjera të Balltikut dhe në Ukrainë, nuk është ndonjë gjë e re. Ky është drejtim zyrtar i kursit shtetëror. Pasi vendosën njëherë e mirë për veten se fashizmi është një e keqe 100 herë më e vogël se sa regjimi sovjetik, në këto vende preferojnë ta lënë në heshtje periudhën e okupacionit nazist. Bile më tepër se kaq, veprimet e Gjermanisë hitleriane i rrethuan me aureolë romantike. Por kjo mund të çojë, në të vërtetë, në atë që brezi i ri i estonezëve ta marrë figurën e nazistit si shembull të idealit të rinisë, paralajmëron politologu Aleksei Çadajev: “I gjithë problemi tani konsiston në atë, në se do ti mjaftojë arsyeja e shëndoshë dhe kthjellësia e mendjes, unë nuk flas fare këtu për politikanët estonezë dhe ata pranëballtikë, sepse tek ata nuk mund të varen më kurrëfarë shpresash, por për politikanët europianoperëndimorë për ta evidentuar në kohë këtë rrezik dhe për tu rënë këmbanave të alarmit. Përpjekjet që ndërmerren për popullarizimin e nazizmit janë kriminale. Por edhe plotësimi i tekave, mbajtja e isos atyre, bile dhe në mënyrë të heshtur, është krejtësisht e palejueshme.