Zëri i Rusisë Negociata të reja për statusin e krahinës së Kosovës, e cila shpalli në shkurt të vitit 2008 pavarësinë e vet nga Serbia, nuk do të ketë më, deklaroi Ministri i punëve të jashtme të Kosovës Skënder Hyseni në intervistën e tij që u publikua të hënën në gazetën e Prishtinës “Ekspress”. “Pritja e negociatave të reja në lidhje me statusin e Kosovës është e paarsyeshme”, deklaroi Hyseni. Këtë ide të shprehur nga autoritetet e Serbisë si e quan “qesharake dhe të parealizueshme”.