Zëri i Rusisë Botimet tipografike komentojnë deklaratat e Nënpresidentit amerikan. Sipas mendimit të Joseph Biden, dobësimi i ekonomisë ruse e detyron Moskën që ti bëjë lëshime Perëndimit. Rusia do të duhet të heqë dorë nga përpjekjet për të kryesuar në hapësirën postsovjetike dhe të shkurtojë potencialin e vet bërthamor. Ekspertët mendojnë, se “riformatimi” i marrëdhënieve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndeshi në pengesa serioze.


***

 


Gazeta “Vremja novostei” njofton, se sipas fjalëve të Joseph Biden, problemet serioze në ekonomi e shtyjnë Rusinë drejt kompromisit me Perëndimin në lidhje me një rreth të gjerë çështjesh të rëndësishme politike. Politikani i lartë amerikan mendon, se Moska do të jetë e detyruar “të shkurtojë” potencialin e vet të madh bërthamor dhe të dobësojë “mbërthimin” (“kapjen”) e vet në hapësirën postsovjetike: baraspesha e përgjithshme e forcave gradualisht po “anon në favor të SHBA-s”. Një sërë hapash për tu dalë përpara SHBA-s Rusia tashmë i bëri, vë në dukje Biden. Në veçanti, Moska u detyrua të ulej në tryezën e bisedimeve me Uashingtonin mbi shkurtimin e armatimeve strategjike ofensive për shkak të paaftësisë së vet për të ruajtur në nivelin e mëparshëm arsenalin e vet bërthamor. Përveç kësaj, Rusia perceptoi “afërsinë gjeogragfike” të programeve bërthamore iraniane dhe verikoreane.


***


Gazeta “Vedomosti” citon fjalët e Nënpresidentit të SHBA-s: “Atyre (rusëve, pra) po u bie numri i popullsisë, ekonomia po nxjerr frymë (po humbet forcën), sektori bankar mund të mos rezistojë dot në këto 15 vitet e afërta, kurse ata akoma kapen pas së kaluarës”. Sipas mendimit të tij, “nuk nuk mund të vazhdojë gjatë sepse bota përreth po ndryshon shpejt dhe po avancon përpara”.


***


Botimi “Nezavisimaja gazeta” deklaron se reagimi i Moskës ndaj fjalëve të Biden nuk mënoi të gjatë. Në komentimet e Ndihmësit të presidentit të Rusisë Sergei Prihodko, krahas me habinë dhe fyrjen sikur lexohet edhe paralajmërimi. Presidenti Dimitri Medvediev zhvilloi me Presidentin e SHBA-s Barak Obama “siç mendojmë ne, një bisedë pozitive, serioze, dhe si rezultat u krijua një atmosferë e mirë në marrëdhëniet reciproke dhe udhëheqësit e dy vendeve sigurojnë një atmosferë të tillë”. “Në qoftë se kjo atmosferë disa anëtarëve të ekipit dhe anëtarëve të qeverisë së Obamës nuk u pëlqen, le ta thonë hapur këtë. Në qoftë se ata nuk janë dakort me linjën e Presidentit të vet, ne duhet, thjesht, duhet ta dimë këtë gjë”, deklaroi Ndihmësi i Medvedievit.


***


Botimi “Rosiskaja gazeta” thekson se rejtingu i Obamës ra dhe përbën aktualisht gjithsej 54 %. Gjatë kësaj 75 % e republikanëve nuk i besojnë Presidentit demokrat. Më tepër se për gjithçka tjetër Obamën e kritikojnë për treguesit e këqinj ekonomikë. Ndërsa për sa i përket politikës së jashtme, Presidenti i SHBA-s është si tepër i butë. Biden pothuajse nuk merret fare me ekonominë. Por në kufijtë e jashtëm ai mund dhe duhet ta ndihmojë Obamën. Nuk përjashtohet edhe ai fakt, se për hir të rritjes së rejtingut Nënpresidenti vendosi tu demonstrojë amerikanëve se administrata e re mund të jetë edhe tejet e rreptë në thëniet e veta. Por rastin konkret Biden i bëri Obamës një shërbim krejtësisht të panevojshëm, të pavend, me efekt krejtësisht të kundërt nga ai i dëshiruar, mendon botimi.


***


Këto deklarata të detyrojnë të mendohesh mbi atë, në se e kuptojnë vallë drejtë në Rusi atë domethënie që përfshin administrata e Barak Obamës në kuptimin e fjalës “riformatim”. Mendimi që ka dominuar deri tani tek ne në lidhje me atë, se “riformatimi” është, para së gjithash, njëfarëlloj ndjese e Uashingtonit për gabimet e administratës së mëparshme të Bushit dhe korrigjimi i tyre, nuk përkon fare me pikëpamjet e ekipit aktual në Shtëpinë e Bardhë. Për shembull, tek ne e kuptojnë “rifomatimin” gati pothuajse si gatishmëri në kushtet aktuale për të pranuar kënvështrimin rus në lidhje me situatën në vendet fqinje të afërta të Rusisë, gjë që në thelb, e paraqet të dëshirueshme për realitet, shkruan gazeta “Kommersant”.