Zëri i Rusisë Ahmed Zakajev, i cili e quan veten si Kreun e qeverisë çeçene në mërgim, deklaroi, se “forcat e rezistencës” që nga data 1 gusht do të ndalojnë veprimet e armatosura kundër milicisë çeçene. Një vendim i tillë u morr sipas përfundimeve të negociatave të Zakajevit me përfaqësuesit e parlamentit të Çeçenisë, të cilat u zhvilluan në kryeqytetin norvegjez Oslo. Përveç gjithë të tjerash, Zakajev shpalli, se e njeh Ramzan Kadirovin si President të Çeçenisë si dhe legjitimitetin e autoriteteve aktuale të republikës, në tërësi, dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me ta. Drejtuesi i Qendrës ruse të Parashikimit ushtarak Anatoli Ciganok i vlerëson negociatat e zhvilluara si njëfarëlloj kapitullimi të Zakajevit: “Të ftuarit e Zakajevit tek Kadirovi për bisedime do të bëhet etapa e fundit, të themi, e tërheqjes së guerrilasve nga vetja. Një pjesë e madhe e tyre tashmë i besuan Kadirovit. Në qoftë se Içkeria do ta njohë tani Çeçeninë megjithë udhëheqjen e saj aktuale, atëhere, ka shumë mundësi, që guerrilasit e mbetur, të cilët vazhdojnë akoma rezistencën, të kalojnë në anën e Kadirovit. Nga ana e vet bashkëpunëtori i vjetër shkencor i Qendrës së studimeve kaukaziane pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Vadim Muhanov mendon, se negociata të tilla kanë një kuptim serioz ideologjik: “Kjo është e rëndësishme që të demonstrohet, se tani njëfarëlloj stabiliteti është vendosur megjithatë në Çeçeni dhe se po zhvillohen negociata me ata, të cilët hynin më parë në përbërjen e “të papajtueshmëve”. Ndërsa Qendrës Federale i intereson jo dhe aq figura e vetë Zakajevt, se sa gjendja e përgjithshme paqësore në republikë”, konkludoi Vadim Muhanov. Ndërkaq, politikanët dhe nëpunësit rusë nuk nxitojnë aspak të komentojnë ngjarjet në fjalë. Heshtja e isteblishmentit politik mund të traktohet edhe si hutim e habi. Pa gjykoni vetë, Kreu i Asamblesë legjislative të njërit prej rajoneve të Federatës Ruse u takua në një kryeqytet europian me njeriun, të cilin autoritetet federale të Rusisë e kërkojnë të ekstradohet për ta gjykuar sipas akuzës për shkelje të dhjetra neneve të Kodit Penal. Në veçanti, ai është akuzuar në mungesë për kryengritje të armatosur, organizim të formacioneve të armatosura ilegale dhe atentat ndaj jetës së një bashkëpunëtori të organeve të ruajtjes së rendit. Duke paraprirë këtë temë, vetë Zakajev theksoi sërish, se problemi që ka të bëjë me kthimin e tij në Çeçeni nuk u diskutua në negociatat e zhvilluara në Oslo. Presidenti Ramzan Kadirov, më parë, pat deklaruar, se do të donte që Zakajevi të kthehet në Çeçeni dhe bile i pat propozuar atij postin e Ministrit të kulturës të republikës, por Zakajevi iu përgjigj me refuzim. Po atëhere përfaqësuesi i aparatit të Ramzan Kadirovit deklaroi, se Zakajev del kundër metodave terroriste të rezistencës dhe se është një ndër përfaqësuesit e paktë dhe më adekuatë të së ashtuquajturës qeveri e Içkerisë në mërgim.