Zëri i Rusisë Në zgjedhjet lokale për në organet vetëqeverisëse të rajonit të Vollgogradit për herë të parë në historinë e këtij rajoni merr pjesë kandidati me prejardhje afriakane nga Guinea-Bissau, njofton botimi “Nezavisimaja gazeta”. 37 vjeçari Zhoakim Krima, i diplomuari me ngjyrë (zezak) i Universitetit Pedagogjik të Vollgogradit, i cili erdhi në Rusi 12 vjet më parë, deklaroi mbi synimin e tij për të paraqitur kandidaturën e vet për në postin e kreut të rajonit të lokalitetit Srednjeahtubinsk disa ditë më parë. Vetë Krima, i cili jeton në rajonin Srednjeahtubinsk, e quan veten rus dhe prezantohet si Vasili Ivanoviç (për nder të Çapajevit). Gazeta thekson se gjatë komunikimit me mjetet e informimit masiv të vendit, afrikani premtoi në rast fitoreje në këto zgjedhje “të punojë nga mëngjezi deri në mbrëmje si skllav zezak” për hir të mirëqenies së banorëve të rajonit. Ndërsa tani për tani kreu potencial i arsimit lokal merret me punën e vet kryesore, shet shalqinj në aksin automobilistik me itinerar Vollgograd-Ahtubinsk. Ndërkohë, përgjatë rrugëve kryesore të Srednjeahtubinskut janë vendosur reklama me fotografitë e të ardhurit nga Guinea-Bissau dhe nënshkrimin “Vasili Krima-Kryetari i ri i rajonit”. Zgjedhjet rajonale në këtë rajon do të zhvillohen më 11 tetor të vitit 2009.


***


Dy banorë të Odesës për 24 orë arritën të hanin sallamin e vjedhur me shumë prej 15 mijë grivna (përafërsisht 2 mijë dollarë). Siç njofton botimi “Reporter”, më 20 korrik në komisariatin rajonal të milicisë së Suvorovskut u drejtua një sipërmarrës privat i cili deklaroi se nëpërmjet dritares së thyer në dyqanin e tij depërtuan grabitësit, të cilët vodhën atje produkte të sallamit me shumën e sipërpërmendur. Gjatë aktivitetit operativ kërkimor bashkëpunëtorët e milicisë ndaluan dy të rinj 18 vjeçarë të dënuar edhe më parë (recidivistë). Ata e pranuan faktin e vjedhjes së sallamit dhe njoftuan se e hëngrën tashmë atë. Asortimentet e sallamit të vjedhur nuk bëhen të ditura. Gjatë kohës së zhvillimit të hetimit të arrestuarit u liruan me kusht që të mos largohen nga lokaliteti i caktuar.


***


U nda nga jeta qeni i njohur i “reklamës”. Qeni me emrin Gidget (Bukuroshja), i cili u bë i njohur pas filmimeve të reklamave të rrjetit të bar-bufeve Taco Bell, vdiq në moshën 15 vjeçare nga insulti. Për këtë njofton CNN me referim tek zbutësi i Gidget Sue Chipperton. Në një nga reklamat e njohura të Taco Bell, Gidget u shfaq në rolin e një qeni mashkull, i cili i jepte preferencë të madhe mezeve meksikane, duke injoruar shoqen e vet dhe duke iu drejtuar një klienti të kafenesë me fjalët: “Unë e adhuroj Taco Bell” (“Yo Quiro Taco Bell”). Përveç kësaj, Gidget ka luajtur në filmin “Legally Blonde 2” dhe në disa filma të tjerë. Një herë Gidget mori pjesë në hapjen e mëngjesit të tregjeve në bursën e fondeve të New York (New York Stock Exchange).