Zëri i Rusisë Vëzhguesit nga BE planifikojnë të qendrojnë edhe një vit tjetër në Gjeorgji. Edhe pëlqimi principial për këtë nga ana e ambasadorëve të 27 vendeve-anëtare tashmë është dhënë. Ka mbetur vetëm të jepet miratimi për zgjatjen e kohës së veprimit të Misionit nga ministrat e Bashkimit Europian. Në fakt, kjo pikë e rendit të ditës mund të quhet formale, ndërsa me projektin e ndryshimit të mandatit të Misionit për ushtrimin e monitorimit në Gjeorgji lindin probleme. Vëzhguesit europianë kanë mbetur, në fakt, i vetmi mjet ndërkombëtar për realizimin e monitorimit të situatës në rajonet kufitare midis Gjeogjisë dhe Osetisë së Jugut e Abkhazisë. Misioni i BE u krijua në vjeshtë të vitit të kaluar si strukturë e paarmatosur civile, e cila së bashku me përfaqësuesit e OKB-së dhe OSBE-së duhej të kontrollonte ecurinë e realizimit në jetë të planit “Medvediev-Sarkozi”, të destinuar për rregullimin e konfliktit në Kaukazin e Jugut. Zgjatja e afatit të veprimit të këtyre misioneve në rajon nuk u arrit të bëhet për shkak të mosmarrëveshjeve që lindën në lidhje me statusin e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë. Republikat e reja refuzojnë ta quajnë veten pjesë të pandara të Gjeorgjisë dhe nuk mund të pajtohen me prezencën në territorin e vet të vëzhguesve, mandati i të cilëve përhapet vetëm mbi Gjeorgjinë, por megjithatë janë dakort të hapin në territoret e veta përfaqësi të veçanta për monitorimin ndërkombëtar. Por një kompromis i tillë nuk i erdhi aspak për mide OKB-së dhe OSBE-së. Siç theksoi Kreu i MPJ i Suedisë, vend kryetar aktual ky në BE, Karl Bildt, Bashkimi Europian ka ndërmend të luajë një rol aktiv në normalizimin e gjendjes në rajon. BE do të dëshironte të merrte akses për vëzhguesit e vet në territorin e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë, por tani për tani nuk është i gatshëm ta bashkërendisë këtë çështje me autoritetet e republikave të reja, meqenëse nuk e njeh sovranitetin e tyre dhe mendon ta rregullojë atë me ndërmjetësinë e Rusisë. Moska tashmë e bëri publik këndvështrimin e saj përkatësisht bashkëveprimit reciprok të komunitetit ndërkombëtar me Suhumin dhe Chinvalin. Ja se ç’deklaroi në lidhje me këtë Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov: “Edhe Abkhazia, edhe Osetia e Jugut nuk janë kundër punës së vëzhguesve ndërkombëtarë në territoret e tyre. Por është e nevojshme gjatë kësaj të udhëhiqemi nga idetë e propozimet pragmatike, të cilat vënë në krye të sofrës domosdoshmërinë e stabilizimit të situatës në rajon dhe respektimin e interesave të njerëzve që jetojnë atje. Në qoftë se do të ndjekim këto rregulla, atëhere do të mund të arrihet në marrëveshje për mandatin e ri të Misionit të OKB-së që nesër. Një marrëveshje e tillë mund të arrihet edhe me OSBE-në. Në qoftë se do të udhëhiqen nga interesat gjeopolitike dhe do të bëjnë thirrje për ruajtjen e tërësisë territoriale të Gjeorgjisë në kufijtë e mëparshëm të saj, të shkelur nga vetë Mihaill Saakashvili, atëhere, mendoj, se nga kjo nuk do të dalë asgjë e mirë. Të gjitha kushtet për një punë më se të plotë dhe efektive të vëzhguesve ndërkombëtarë në rajon ekzistojnë. Duhet vetëm të përmbahen të gjithë nga politizimi i situatës dhe të udhëhiqen në veprimet e vendimet e veta nga arsyeja e shëndoshë e të marrin parasysh realitetet e reja që janë krijuar tashmë në rajon.