Zëri i Rusisë Të dielën, 40 metra larg daljes nga salla e koncerteve, në qendër të qytetit Grozni buçiti një shpërthim i fuqishëm. Ai ndodhi në orën 17.00 të mbrëmjes, kur në këtë vend që gëzon mjaft popullaritet midis banorëve të kryeqytetit çeçen kishte shumë njerëz. Si rezultat, 6 persona gjetën vdekjen, 4 prej të cilëve bashkëpunëtorë të lartë zyrtarë të MPB të Çeçenisë dhe dy punëtorë ndërtimi, përkatësisht, shtetas të Turqisë dhe Gjeorgjisë, 4 të tjerë u plagosën. Siç njofton një burim në strukturat e mbrojtjes të qarkut federal Jugor, fuqia e lëndës eksplozive, e cila ishte mbështjellë rreth brezit të një terroristi kamikaze, sipas të dhënave të fundit, ishte rreth 2 kg në ekuivalent tritoli.