0Në Uashington po starton raundi debutues i dialogut strategjik dhe ekonomik amerikano-kinez. Vendimin për zhvillimin e tij, udhëheqësit e dy vendeve e morën në prill, në samitin e “G-20” në Londër. Në Shtëpinë e Bardhë janë të interesuar për rifillimin e lidhjeve zyrtare me Pekinin dhe për krijimin e marrëdhënieve pozitive dhe prej partnerësh. Tema kryesore të dialogut do të bëhen forcimi i ekonomisë botërore, çështjet e ndryshimit të klimës si dhe problemet e sigurimit.