Zëri i Rusisë Atë e quajnë si shkrimtarin më misterioz të “brezit të tridhjetvjeçarëve”. Në radhët e gjeneratës së tij për një kohë të gjatë qarkullonte mendimi se nuk ekziston në të vërtetë Pelevini real.
“Ekkleziasti thoshte se në tokë nuk ekziston asgjë e re. Por ai nuk kishte aspak të drejtë. Këto janë terminologjia dhe ambalazhimi”, - konfirmon me bindje Pelevin në intervistën e vet dhënë gazetës “Izvestia”. Në objektivin e kamerës ai shikon gjithmonë nëpërmjet syzeve me xhama të errët.
Ai ka qenë nxënës i njërës prej shkollave më elitare mu në qendër të Moskës, në të cilën mësonin në një kohë me të stërnipi i Stalinit, fëmijët e aktorëve të njohur. Sipas fjalëve të piktorit Aleksandër Messerer, e ëma e Vitja (shkurtim i emrit Viktor) Pelevinit ishte nëndrejtoreshë e kësaj shkolle dhe jepte lëndën e gjuhës angleze. Ndërsa babai i tij ishte pedagog në katedrën ushtarake të Universitetit Shtetëror Teknik të Moskës me emër të Bauman-it.
Një shok klase i Vitjas, gazetar dhe sipërmarrës i ardhshëm, Aleksei Trushin kujton: “Ai ishte shumë prekës si njeri… Në bisedat që bënim gjatë shëtitjeve tona ai gjithmonë shpikte, tillonte histori të ndryshme. Nuk mund të thuhet se ato që tregonte ai ishin, një grumbull gënjshtrash, më tepër, një kapicë fantazie”.
Viktor Pelevin mbaroi Institutin Energjetik të Moskës, më pas Institutin e Letërsisë me emër të Maksim Gorkit, për të cilin do të shprehet më vonë, se të studjuarit në këtë institucion mësimor nuk i dha asgjë atij. - “Të gjithë studentët e institutit dëshironin vetëm të siguronin lidhje të dobishme, të leverdisshme për veten atje”. Në periudhën e jetës së vet kur i kishte xhepat fare bosh revista “Ogonjok” (“Zjarri”) i propozoi atij një shumë prej 300 dollarësh për një vepër me temë nga lufta në Çeçeni. Kështu dhe u duk tregimi “Kësulat mbi kulla” («Папахи на башнях»). Ai e shkroi atë për tre ditë. Me që ra fjala, kritikët e vlerësojnë atë si një nga veprat më të mira të Pelevinit.
Autor i vërtetë kulti Viktor Pelevin u bë pas daljes në dritë të romanit të tij të tretë “Çapajevi dhe Zbrazëtira”(«Чапаев и Пустота»). Heroi i romanit të tij jeton në dy botë paralele - në kohërat e luftës civile dhe në një çmendinë shembullore, model postsovjetike.
Veprat më të njohura të Pelevinit: “Omon Ra” («Омон Ра»), “Jeta e insekteve”(«Жизнь насекомых»), “Generation P” janë përkthyer në shumë gjuhë europiane.
Proza e tij është një kombinim i suksesshëm i vetive, në dukje, krejtësisht të pabashkueshme: masivitetit dhe elitaritetit, periudhës së mprehtë bashkëkohore dhe zhytjes në realitetin e së kaluarës. Dhe të gjitha këto të para nën një këndvështim mjaft eksentrik.
Realiteti i veprave të Pelevinit është i gëshetuar ngushtësisht me fantazmagorinë, kohërat janë përzierë, stili është maksimalisht dinamik. Në tekstet e Pelevinit ka shumë gjëra nga bota e haluçinacioneve. Prandaj një nga pyetjet më të preferuara të gazetarëve, që i drejtohet shpesh atij, ka të bëjë me narkotikët. “Në rininë time kanë patur vend shumë gjera, e ç’nuk ka ndodhur, po ashtu, si, p.sh., edhe me Bill Clinton, - konformon ai. - Por unë tashmë që prej një kohe të gjatë nuk përdor më narkotikë. I vetmi stimulues në jetën time tani është çaji kinez. Unë mësova të vlerësoj gjendjen e thjeshtë, të qartë dhe të kthjellët të mendjes. Dhe unë nuk dua të largohem asgjëkundi nga ajo. Sepse ajo është shtëpia ime dhe unë e ndjej veten mjaft mirë, në mënyrë tepër komforte në të”. Por ato që mungojnë në tekstet e Pelevinit janë marrëdhëniet familjare, dashuria dhe atribute të tjera si këto të realitetit objektiv. Mos vallë prej këtej dhe rrjedh tabuja absolute përkatësisht jetës së tij private?
Para pak kohësh French Magazine publikoi listën e 1000 veprimtarëve më të rëndësishëm, më të autoritetshëm bashkëkohorë të kulturës botërore. Rusinë në këtë listë e përfaqësojnë dy personalitete: regjizori kinematografik Aleksandër Sokurov dhe shkrimtari Viktor Pelevin.